Ka sot ditëlindjen, Rita Ora vendos të festojë në Kosovë bashkë me partnerin e saj!
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 33 vjeç.
Në ditën e lindjes së saj, Rita së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhjen çiftit në shtetin e Kosovës.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!
Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!
Momente të paharrueshme na presin bashkë!”-shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.