Ngjarje e rëndë në Laç. Burrë dhe grua kanë përfunduar me djegie në spital, pasi bombola e gazit në banesë ka marrë zjarr.
Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.