BallinaKulture“Noizy është djali im”- Raimonda Bulku po xhiron një film me reperin:...

“Noizy është djali im”- Raimonda Bulku po xhiron një film me reperin: Ja kur i dëgjova për herë të parë këngë e tij!

spot_img
spot_img

Aktorja Rajmonda Bulku ka treguar për projektet e fundit në të cilat ajo po angazhohet, ndër të cilat është edhe një film me dy personazhe të tjerë mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar, aktorin lërim Destani dhe këngëtarin Rigels Rajku “Noizy”.

Ajo tregoi se po xhiron bashkë me dy djemtë filmin e shumëpritur me një produksion totalisht gjerman.

Në një intervistë televizive, aktorja tregoi për kohën kur nisi të shkonte në xhirime, e para tyre pranoi se kishte dëgjuar këngë të Noizyt.

Ajo e përshkruan këngëtarin si një djalë të edukuar dhe “në sheshxhirime është një mrekulli”, shton ajo.

Sa i përket roleve ajo ka zbuluar se si Destani po ashtu dhe Noizy, në film do të jenë dy djemtë e saj.

“Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n. Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në ‘Google’ dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t. Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’. Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta. Pres të filloj një serial ‘Nina’.”, tha aktorja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular