BallinaPolitikeSali Berisha nuk ndalet: SKAP, (SPAK), i mbushur me kriminelë!

Sali Berisha nuk ndalet: SKAP, (SPAK), i mbushur me kriminelë!

spot_img
spot_img

Sali Berisha, deklaroi gjatë një takimi në Lezhë, se Edi Rama e kontrollon sot SPAK-un, si dikur Enver Hoxha kontrollonte hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu ai ka thënë sërish se SPAK i cili po e heton për korrupsion, është një organizatë kriminale.

Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.

Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.

Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.

E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.

Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.

Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.

Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.

U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.

Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë.

Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.

Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.

Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë,” tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular