BallinaAktualitetSfida/ Atleti do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë për Ditën e...

Sfida/ Atleti do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë për Ditën e Flamurit

spot_img
spot_img

Atleti Erzen Zyberaj do niset nga Kosova drejt Shqipërisë në këmbë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Rrugëtimi i tij do të nisë në Prishtinë dhe do të përfundojë në Tiranë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjeteve sociale duke theksuar se ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.

Zyberaj ka vrapuar më parë edhe nga Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, një distancë kjo rreth 63 km.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular