BallinaAktualitetDita e Pavarësisë, historiania Nika: Ja pse trojet shqiptare nuk u bashkuan...

Dita e Pavarësisë, historiania Nika: Ja pse trojet shqiptare nuk u bashkuan në një shtet të vetëm

spot_img

Historiania Nevila Nika, përmes një komunikimi në studion e News24 në 111-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, është shprehur se ka pasur një mundësi që gjithë trojet shqiptare të bashkoheshin në një shtet të vetëm.

Nika zbuloi se Austro-Hungaria ka qenë gjithnjë një mbështetëse e kauzës shqiptare dhe ka pasur interesat e saj për formimin e shtetit shqiptar.

Ajo u shpreh se interesi i tyre ishte bashkimi i gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, por fatkeqësia ishte se perandoria austro-hungareze ishte në rënie asokohe dhe më pas ajo u shkatërrua.

“Austro Hungaria ka qenë gjithnjë një mbështetëse e kauzës shqiptare dhe ka pasur po ashtu interesat e veta për një shtet shqiptar. Ka pasur një dashamirësi ndaj nesh dhe kjo rridhte edhe nga interesi i tyre si fuqi e madhe e kohës për dalje në detin Adriatik.

Interesi i tyre ishte bashkimi i gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, por fatkeqësia ishte se perandoria austro-hungareze ishte në rënie dhe më pas ajo u shkatërrua si përfundim, duke bërë që superfuqi të tjera të vendosnin për kufijtë e Shqipërisë”, u shpreh ajo mes të tjerash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular