Tre persona të maskuar dhe të armatosur me një automatik grabitën pasditen e sotme një argjendari në Kamëz, duke marrë disa bizhuteri floriri.
Menjëherë pas grabitjes, autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet luksoz tip “BMW X6”, i cili nuk ka pasur targat e saj, për shkak se targat i përkasin një automjeti tip “Hyundai”.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e largimit të tyre, ndërsa dyshohet se vinin nga Fushë Kruja.
Pas ngjarjes shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ngriti pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës.
Po ashtu në lidhje me këtë rast, policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje