BallinaAktualitet“Provokacija” e Federatës Botërore të Tenisit, uron Ditën e Pavarësisë me flamurin...

“Provokacija” e Federatës Botërore të Tenisit, uron Ditën e Pavarësisë me flamurin “Autochthonous”

Një përditësim i fotografisë së profilit të Faqes zyrtare të Federatës Botërore të Tenisit (ATP) ka bërë bujë të madhe. ATP vendosi në Facebook si foto profili flamurin “Autochthonous”, me figurat e njohura të Ismail Qemalit e Isa Boletinit, duke uruar kështu shqiptarët për 28-29 nëntorin.

Mediat serbe, në artikujt e tyre, nuk kanë hezituar ta quajnë skandal, ose provokim. Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se faqja zyrtare ndryshoi shpejt foton e profilit, duke vendosur kështu simbolet e veta.

Gjithashtu, mund të shikohet fare thjeshtë një postim në gjuhen angleze, ku duket edhe flamuri “Autochtonous”. “Gëzuar ditën e pavarësisë” – shkruhej ndër të tjera në postim.

Publikimi është mjaft i pasur edhe me emoji, ku bie në sy flamuri i Shqipërisë, Kosovës, apo edhe Shqiponja… Epo, gëzuar!

 

 

Attt

12 2 (1)

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular