“Duart lart se ju vramë”- Pronarja e argjendarisë tregon si ndodhi grabitja: Njëri nga autorët theu banakun prej xhami, tjetri trashi zërin dhe…

0
762

Autorët e grabitjes së argjendarisë “Marsi” në Kamëz mësohet t’i kenë pasur punët të ndara për të marrë sasinë e floririt. E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës.

Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe nga një i katërt për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur materiale provash që mund të çoj në identifikimin e tyre. Vijon këqyrja e kamerave të sigurisë për të gjurmuar makinën, e cila ka marr drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë- Krujës. E tronditur nga sulmi që iu bë biznesit dhe vetë asaj, pronarja e argjendarisë “Marsi” në Kamëz mbeti e plagosur në duar nga xhamat e thyer pas përleshjes me autorët e krimit, gjatë momentit të grabitjes.

Ngjarja mund të kishte përfunduar edhe me viktima, pasi një prej grabitësve mbante në dorë një automatik. 59-vjeçarja tregoi atë të cilën ajo e konsideron si ndodhinë më të frikshme të jetës së saj.

“Ata ishin 4, shoferi i ‘BMW’-së qëndroi në makinë, tre grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza.

I pari trashi zërin dhe na tha: Duart lart se ju vramë! U përlesha me të, por më shtyu. Tjetri theu banakun prej xhami me varre, ndërsa tjetri vodhi floririn. Tentova t’i ndaloja, por më dhunuan, jam çarë nga duart. U dorëzova dhe mendova të mbroj nusen e djalit, e futa te dhoma e punës mbrapa”, – tha ajo.