Kristjan Asllani ishte sot titullar në ndeshjen që Interi barazoi 3-3 në fushën e Benfikës, në një rezultat të pabesueshëm pasi shifrat ishin 3-0 për vendasit në pjesën e parë.
Futbollisti në fakt ka dhuruar një ndeshje me dy tablo, ashtu si e gjithë skuadra, pasi në pjesën e parë ishte larg nivelit të tij, duke qenë shumë më i qartë në të dytën dhe duke u bërë protagonist i nisjes së aksioneve sulmuese.
Në statistikat e përmbledhura për këtë ndeshje nga SOFASCORE, shihet se si ai ka gjetur me saktësi 2 nga 4 tentativat për top të gjatë, teksa ishte i saktë në 68 nga 71 pasimet që tentoi. Për këto statistika të regjistruara gjatë duelit. ai u vlerësua me notën 6,7.