BallinaOP EDLetra e rrallë e Ismail: Të hapet dhe të lexohet pas 111...

Letra e rrallë e Ismail: Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh

spot_img
spot_img

Nga Lutfi Dervishi
Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”

Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shëndoshë e mirë kudo ku të gjindeni.

Po ju shkruaj me dorë në zemër në ditën e fundit të nëntorit të tretë të 1913-tës. Shqipëria sot ka telash të madh mungesën e qetësisë politike, korrupsionin dhe rolin e madh të fuqive të mëdha.

“Sot e një mot mot kur të huajt i shkelën të gjithë viset e Shqipnisë, po thuaj pa kurrëfarë kundërshtimi, neve të bijtë e këtyre trojeve, nuk na kishte mbetur veçse një detyrë: përpjekja për të formuar një qeveri duke mbajtur viset që nuk kishin rënë akoma në pushtimin e të huajve e të ngrinim zërin për shpëtimin e viseve të tjera dhe të drejtat e kombit shqiptar”.

Po sot një mot më pas jam i hidhëruar. Sapo më ka rënë në dorë një letër e një përfaqësonjësi të Fuqive të Mëdha. Kabllogrami i tij është mënyrë: “ky vend nuk bëhet nëse nuk largohen këta të dy. (E ka llafin për mua dhe Esat Pashë Toptanin) Dhe këta duhen larguar të dy në të njëjtën kohë. Njëri ka bërë qeveri në Durrës dhe tjetri në Vlorë. Arsyeja? Kanë bërë qeveritë pranë doganave për t’i marrë më shpejt paratë”.

Po të kishim gjykatore, këtij zotnisë do t’i leja pikë pjekje atje. Por i kam lënë Zotin. Koha do të tregoj sa të drejtë ka patur përfaqësuesi i 6 fuqive të mëdha.

Kështu qenka e shkruar, fati i prijësve të vendeve të vogla kalon nga kabllogramet e ambasadorëve të fuqive të mëdha. Uroj që pas 111 vjetësh më 2023, korrupsionin që sot na akuzojnë me të padrejtë ta keni dërrmuar.

Si sot e mot mot disa prej nesh nuk donin që të shpallnim mëvetësinë prej Perandorisë. Mjerisht nuk ishim të gjithë në një mendje. E shpallëm mëvetësinë duke u thënë që me Turkinë do të bëhemi prap bashkë. Koha do të japë të drejtë. Turkia do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë.

Një ditë në trojet tona do të vijnë për të bujtur të huaj, mund të vijnë afganë dhe afrikanë, iranianë dhe siriane. I prisni siç e ka zakon shqiptari, por bëni çmos të mos ikin shqiptarët prej viseve tona.

Ne nuk mundëm t’i mbajmë dot të gjitha trojet tona. Austria nuk e largoi serbin nga gjithë viset shqiptare. Kosova është plaga e hapur. Ta doni Kosovën sa desha unë Is Boletinin.

Po e mbyll me dy lutje: I votoni politikanët, por edhe i qortoni, ndëshkoni dhe ndryshoni. Uji që fle qelbet. Filizi që nuk lëviz rritet, por populli që nuk lëviz politikanët vdes.

Lutja e dytë është që fjalët t’i përdorni me masë. Llafet e shumta janë fukarallëk. Fukarallëku është maskarallëk.

Më pak fjalë e më shumë punë. Kur e shpallëm Shqipërinë e mosvarme shkruam në kabllogram vetëm 35 fjalë, që më 2023 mund t’i postoni në një Twitter.

“Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”

Përfund, uroj që pas 111 vjetësh kur të festoni ditën e Mëvetësisë, të mos ketë më shumë shqiptarë në vendet që na kanë pushtuar se në Shqipëri!

I juaji

Ismail Bej Vlora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular