BallinaKryesoreSaimir Korreshi ‘bojkoton’ Kuvendin e Berishës për votëbesim në krye të Rithemelimit:...

Saimir Korreshi ‘bojkoton’ Kuvendin e Berishës për votëbesim në krye të Rithemelimit: Nuk ndihemi të përfaqësuar

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit në 2 dhjetor për votëbesimin e Sali Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, deputeti tha se nuk ndihet i përfaqësuar pasi nuk ka marrë pjesë më herët në vendimmarrjet e këtij Kuvendi.

“Nuk do jem në datën 2, është në momentin më të papërshtatshëm. Ka gjëra më të rëndësishme pasi opozita ka ngritur një kauzë shumë të rëndësishme në Kuvend. 40 burra patëm kurajon të linim mënjanë mosmarrëveshjet për të përballur me një të keqe më të madhe. Ka shumë demokratë të tjerë që nuk kanë marrë pjesë e këtyre vendimmarrjeve të Kuvendit që do mbahet në 2 dhjetor. Po marr rastin e Lushnjës, nuk jemi bërë pjesë unë dhe shumë demokratë të tjerë. Nuk përfaqësohemi dot”- tha Korreshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular