Të shtëna me armë në Laknas, raportohet për një viktimë dhe 1 të plagosur

0
237

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Laknas, ku raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se 70-vjeçari Maliq Marku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy fqinjëve të tij, 55-vjeçarit Shefqet Hasa dhe 50-vjeçarit, Besim Keça.

55-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Besim Keça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes