Ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, Henry Kissinger ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Kissinger vdiq të mërkurën (29 nëntor) në shtëpinë e tij në Konektikat, sipas një deklarate nga firma e tij konsulente, Kissinger Associates. Por në deklaratë nuk thuhet shkaku i vdekjes
Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.
Diplomati i famshëm ka këshilluar disa presidentë gjatë karrierës së tij të gjatë, duke përfshirë Joe Biden, dhe ka fituar një çmim të përbashkët Nobel për negocimin e përfundimit të luftës së Vietnamit.
Ai ndoqi energjikisht politikën e detentimit që shkriu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën