BallinaKronikeVrau fqinjin dhe plagosi një tjetër, arrestohet 70 vjeçari! Policia jep detaje...

Vrau fqinjin dhe plagosi një tjetër, arrestohet 70 vjeçari! Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz mesditën e sotme ku 70-vjeçari Maliq Marku ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, Shefqet Hasa dhe ka plagosur një tjetër, 50-vjeçarin, Besim Keça.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes fqinjëve për motive të dobta  në rrugën “Fatos Shupi”, në Laknas.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, ë rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular