BallinaPolitikeAgron Duka: Në këtë gjendje opozita nuk i imponohet dot Ramës, ai...

Agron Duka: Në këtë gjendje opozita nuk i imponohet dot Ramës, ai nuk ndikohet edhe me grevë urie

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se në gjendjen që është opozita, nuk ka mundësi që të t’i imponohet mazhorancës.

Duka: Rama e bën me koshiencë këtë gjë, thotë se ka bërë ca zhvillime. Do ca vota dhe ta ketë tepsitë vetë. Dëmi më i madh që i bëhet këtij vendi është shembulli negativ që i paraqitet rinisë shqiptare. Shumica i kanë njerëzit jashtë vendit, sepse nuk e shohin dot këtë negativitet.

Në gjendjen që jemi e kemi shumtë vështirë t’i imponohemi dhe duam komisione parlamentare. Madje kemi bërë edhe veprime ekstreme ne kuvend dhe duke i hequr vetes atë të drejtë fjale që kemi, duke menduar se ky do të ndikohet. Madje shkojmë deri në grevë urie dhe ai nuk do t’ia dijë fare. Ai thotë se do të sjellë një ligj të ri që komisionet parlamentare ta bëjë sipas qejfit. Vjedhja këtu është bërë institucion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular