BallinaSportAksionerët e Real Madridit miratojnë një hua të re prej 370 milionë...

Aksionerët e Real Madridit miratojnë një hua të re prej 370 milionë eurosh

spot_img
spot_img
Ndërkohë që kostot e stadiumit kapërcejnë shifrën 1 miliard euro

Aksionerët e Real Madrid i dhanë dritën e gjelbër bordit për të marrë një hua tjetër prej 370 milionë eurosh për të përfunduar ristrukturimin e stadiumit Bernabéu të klubit.

Duke përfshirë huanë e re, kostot e stadiumit të Real Madrid tani janë rritur në më shumë se 1 miliard euro që prej buxhetit fillestar prej 575 milionë eurosh.

Vendimi për të miratuar huanë e re ishte thuajse unanim, ku 1.569 delegatë votuan në favor, 35 kundër dhe 38 abstenuan.

Duke iu drejtuar anëtarëve, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, bëri një thirrje që Bernabéu të jetë stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës 2030, që do të organizohet së bashku me Portugalinë dhe
Marokun.

“Në lidhje me finalen e Kupës së Botës 2030. Sigurisht, jo? Nuk do të ketë asnjë stadium tjetër më të mirë. Bernabéu nuk do të ndryshojë vetëm Real Madrid, por gjithë Madridin.

Gjithë ndryshimet janë bërë në mënyrë që njerëzit ta përdorin stadiumin çdo ditë dhe ne nuk duhet të mbijetojmë në 26 ditët që luhet futboll atje. Mendoj se nuk do të kemi konkurrencë (për të zhvilluar finalen)” – tha ai.

Duke mbrojtur kostot e rinovimit, Pérez deklaroi se “Bernabéu është një nga veprat më të vështira për t’u realizuar në Europë dhe do të jetë një nga qendrat turistike më të mëdha të kryeqytetit.

Duhet të jemi të vetëdijshëm mbi përpjekjet e bëra për të kaluar “Covid, pasojat e inflacionit nga lufta në Ukrainë apo rritjen e çmimit të naftës. Sektori i ndërtimit ka vuajtur, duke e bërë sfidën edhe më komplekse. Kjo ka ndikuar në
afatet dhe kostot e punës”.

Një karakteristikë e rëndësishme e stadiumit do të jetë fusha me bar që mund të hiqet për ta përdorur për aktivitete të tjera.

Në lidhje me detajet e huasë, Pérez deklaroi: “Kemi vendosur ta financojmë në afat të gjatë, për të mos pësuar ndikime në afat të shkurtër. Me pak fjalë, duke kërkuar një hua të tretë, maksimumi 370 milionë euro për një periudhë maksimale prej 30 vitesh…

Transformimi i stadiumit është pikënisja për të ardhmen.”

Inside World Football

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular