Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, dy ditë më parë.
U mësua se mbrëmjen e sotme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.