BallinaKronikeVrasja 33-vjeçares në Prishtinë/ Krimi dyshohet se është porositur nga bashkëshorti. Ja...

Vrasja 33-vjeçares në Prishtinë/ Krimi dyshohet se është porositur nga bashkëshorti. Ja shuma që i kishte premtuar vrasësit

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e 33-vjeçares, Liridona Murseli mbrëmjen e (29 nëntorit), e cila tronditi Prishtinën dhe jo vetëm.

Fillimisht u raportua se 33-vjeçarja u vra nga disa grabitës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët.

Media kosovare, Indeksonline, raportoi mbrëmjen e sotme se policia e Kosovës arrestoi bashkëshortin, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Sipas burimeve të kësaj mediaje, Naimi është i përfshirë drejtëpërdrejt në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Policia mësohet se ka gjetur pamje filmike që dëshmojnë se Naim Murseli është takuar me autorin e vrasjes,  Granit Plava, i cili po ashtu është vënë në pranga mbrëmjen e sotme.

Ai ka pranur fajësinë dhe është shprehur se ka qenë vetë Naim Murseli ai që e ka porositur vrasjen.

Sipas burimeve të Indeksonline, Naimi i kishte premtuar autorit , Granit Plava, 30 mijë euro për t’ia vrarë gruan.

Një pjesë të shumës autori e kishte marrë, ndërsa kishin rënë dakord që pjesën tjetër t’ia jepte më vonë.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular