Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, i thirrur për votëbesimin e ish-kryeministrit Berisha pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit
Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi thjesht mbajti një fjalim ku shprehur mendimet e veta.
“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.
Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”, tha ai.