Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj dhe Festën e Pavarësisë në Kosovë. Ajo së bashku me familjen e saj dhe me bashkëshortin n, kanë mbërritur në Prishtinë, duke dhuruar një atmosferë të zjarrtë edhe te ndjekësit e shumtë.
Rita është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryeministri Albin Kurti, si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Artistes iu dorëzua edhe “Çelësi i Qytetit” nga Rama për përfaqësimin e dinjitetshëm që ka bërë në mbarë botën. Por, veç vizitave zyrtare, për Ritën ishte momenti edhe për të shijuar pak festën e organizuar në nder të saj.
Fillimisht, një darkë është mbajtur në nder të saj, për të festuar ditëlindjen e 33-të. Të ftuar kanë qenë emra të njohur të artit, kulturës dhe politikës, që kanë qenë prezentë në darkën private. Dafina Zeqiri ka qenë ajo që ka kënduar live për Rita Orën dhe familjen e saj, duke elektrizuar të pranishmit.
Pak detaje kanë qarkulluar në rrjet nga kjo festë, ku kryesisht është parë vetëm Rita, teksa shijon performancën e Dafinës, e cila ka kënduar për të dhe Taikan, i cili duhet thënë e ka shijuar shumë këtë mbrëmje.
Të pranishëm në darkën e organizuar kanë qenë edhe politikanë, por që këtë herë, të zhveshur nga postet e larta, kanë shijuar festën, duke kërcyer, e madje duke kënduar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar darkën në nder të Ritës, duke bërë bashkë elitën e Kosovës.
Më pas festa ka vijuar edhe në club, ku e ftuar për të kënduar ka qenë Dafina Zeqiri, e cila ka elektrizuar të pranishmit, por në veçanti, Rita Orën, e cila e ka shijuar mbrëmjen, nën shoqërinë e familjes së saj, por edhe të bashkëshortit.
Nuk kanë munguar në club edhe këngët e Ritës. “Let You Love Me”, ka qenë një ndër këto këngë, që e ka bërë Ritën të kërcejë e përqafuar me bashkëshortin. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
Rita ka postuar në Instagramin e saj disa fotografi nga darka e mbrëmjes së shkuar në Kosovë, organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë nga familja jonë”, shkruan këngëtarja. Krahas fotografive me Vjosa Osmanin, Rita ka postuar edhe një foto me bashkëshortin e saj Taika, ku së bashku kanë bërë shqiponjën dykrenare, simbolin e flamurit të Shqipërisë. Rita festoi 33-vjetorin e ditëlindjes në 26 nëntor dhe ka preferuar që këtë ditë të veçantë ta festonte në vendlindjen e saj, në Kosovë.