Hynë në banesën e 20-vjeçarit dhe pasi e dhunuan, e goditën me thikë, pranga dy vëllezërve! Çfarë ndodhi mes fqinjëve

0
207

Dy vëllezër janë arrestuar pasi u futën me forcë në banesën e fqinjit të tyre në Kurbin, e dhunuan dhe e goditën me thikë.

Raportohet se 20-vjeçari me inicale E. K., u plagos për motive të dobëta dhe është ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore

“Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës”, tha ajo

Dy vëllezërit, Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç, akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Njoftimi i policisë:

Plagosen me mjet prerës 20-vjeçarin për motive të dobëta, vihen në pranga dy vëllezërit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve J. Ç. (K.) 33 vjeç dhe E. K. 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.