Komuna e Prishtinës ka testuar ditën e sotme sistemin e Alarmit Publik.
Dy herë njëra pas tjetrës, për rreth 30 sekonda, qytetarët kanë dëgjuar sirenat e alarmit me zë të njëtrajtshëm prej orës 12:05.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023 (e shtunë) ora 12:05 më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhej në njoftim.