Një krim monstruoz pas të cilit fshihej burri me të cilën ajo mendoi se kishte lidhur jetën, tronditi mbarë shqiptarët. Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.
Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj. Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.
“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.
Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që të vrasë gruan, ndërkohë që si fillim thuhet se i ka dhënë 15 mijë euro.