Me lot e dhimbje të madhe iu dha dje lamtumira e fundit Liridona Ademajt e cila u vra të mërkurën me armë zjarri në dalje të Prishtinës.
Gjatë ritualit burri i Liridonës iu vërsul mediave gjatë varrimit ndërsa ndërhyri hoxha për ta qetësuar situatën.
Mijëra qytetarë morën pjesë në varrimin Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën me armë zjarri në dalje të Prishtinës.
Policia e Kosovës arrestoi këtë të premte Granit Plavën dhe Naim Murselin si të dyshuar për vrasjen e Liridona Murseli mbrëmjen e së mërkuës.
Sipas burimeve për media dy të arrestuarit akuzohen për vrasje në bashkëpunium dhe inskenim të grabitjes. Sipas mediave në Kosovë, Plava, i cili ka pranuar vrasjen, ka deklaruar së Murseli i ka premtuar 30 mijë euro për krimin.