“Përshëndetje të gjithë ju dashamirësit e mirë! Duke qenë se jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni ofruar, ndihem e detyruar t’ju informoj mbi situatën që ka ndodhur në ditët e sotme. Të dregohem e drejtë, dua të pranoj që unë nga portalet mora vesh fundin e raportit në Instagram me Haris dhe më pas, kur ai vetë më hoqi nga rrjetet sociale pa thënë asgjë.
Dua të theksoj se jam e habitur dita-ditës me veprimet që bëri djali në fjalë kundrejt meje. Pranoj krenare që ndjenjat e mia në atë program dashurie ishin shumë reale dhe ju e keni përqafuar se sa e vërtetë ka qenë çdo ndjesi kundrejt djalit dhe besova në atë magji, që kur dolëm nga aty ishte më shumë sesa e gënjeshtërt. Qëllimi i Haris ishte të ishte fituesi dhe unë jam manipuluar nga ai. Teksa ne dolëm në vendin e dytë, kuptova që unë gjatë gjithë kohës isha e përdorura. Më vjen keq Haris që ti, për objektivat e tua qenke gati t’i shesësh edhe shpirtin djallit. Veprimet e tua e treguan se çfarë fshihet pas atyre buzëqeshjeve dhe lotëve falsë.”, deklaroi Amadea.