BallinaAktualitetHouse, rock e pop për këngën zyrtare të EURO 2024: firma është...

House, rock e pop për këngën zyrtare të EURO 2024: firma është e Meduza, Kim Petras e One Republic

spot_img
spot_img

Gjatë ceremonisë së prezantimit të shortit, nuk u mësuan vetëm përbërja e grupeve në Gjermani 2024, UEFA shpalli gjithashtu edhe këngëtarët që do të firmosin këngën zyrtare të eventit. Bëhet fjalë për grupi italian Meduza, që do të bashkëpunojë për këngën zyrtare me One Republic dhe Kim Petras. Këngët zyrtare kanë qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e turneve të futbollit, europian apo botëror. Notat e tyre kanë shoqëëruar turneun dhe janë bërë imazhi kryesor i kompeticionit, bashkë me logon dhe maskotën.

Kështu, në Hamburg është hedhur vërtetë shorti për grupet e Euro 2024, por janë zyrtarizuar edhe këngëtarët që do të shkruajnë këngën zyrtare të eventit. Mes tyre janë edhe italianët e Meduza, grupi house i formuar nga Simone Giani, Luca De Gregorio dhe Mattia Vitale. Grupi përbëhet nga DJ-të më me ndikim të momentit dhe janë ngjitur në top listat botërore me këngën “Piece of your heart”.

Së bashku me Meduza do të jenë grupi amerikan One Republic me shumë influencë pop-rock dhe këngëtarja gjermane Kim Petras, specialiste e muzikës dance-pop.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular