BallinaAktualitet“Nuk ika nga vendi i ngjarjes”- Zbardhet dëshmia e Naim Murselit në...

“Nuk ika nga vendi i ngjarjes”- Zbardhet dëshmia e Naim Murselit në gjykatë për vrasjen e Liridonës: Kam qenë dhe vetë i rrezikuar!

spot_img
spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

Nga vendimi i gjykatës mësohet se Naim Murseli dyshohet për bashkëkryerjen e vrasjes, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer vrasjen.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Murseli ka shprehur se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”,  thuhet se ka thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.

Avokati Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, ka thënë avokati Ahmeti.

Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular