VIDEO/ “Çfarë është kjo?!”, Daku reagon për shortin e Europianit: Spanjë, Kroaci, Itali bëhuni gati…

0
178

Shqipëria mësoi rivalët që do të ketë përballë në Europianin “Gjermani 2024”, duke u shortuar në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për këtë short ka reaguar dhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku, të cilit nuk i besohet grupi në të cilin Shqipëria do të bëjë pjesë dhe se gjithashtu thotë se skuadra është gati për këto përballje, pasi beson në aftësitë e shokëve të skuadrës.

“Çfarë është kjo miku im?! (Qesh). Ky i është një nga grupet më të forta.

Besoj te kombëtarja ime, sepse ne treguam në kualifikuese se jemi ekip i fortë. Ne duhet ta shijojmë, ne duhet të luftojmë si gjithmonë dhe shpresoj unë si një lojtar i Rubinit të luaj atje. Faleminderit për suportin e madh që ju më keni dhënë mua sepse pa ju nuk do të isha pjesë e këtij suksesi që patëm.

Spanjë, Kroaci, Itali bëhuni gati. Shihemi së shpejtë”, tha Daku në video-mesazhin e bërë nga klubi i tij, Rubin Kazan.

PANORAMASPORT.AL