BallinaAktualitetVIDEO/ Momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit të mbushur...

VIDEO/ Momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit të mbushur me drogë në Kapshticë

Dalin pamjet kur ish-shefi i Kufirit, Stiljan Pasho mundëson kalimin e mjetit të mbushur me 26 kg kanabis.

Siç shihet edhe në video, në një moment Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti, i cili drejtohej nga Lorenco Lika.

Po ashtu, në videon siguruar nga Report Tv, shihet se si ish-kryekomisari zbret nga makina pasi ka kaluar kufirin, ndërsa ajo ishte e mbushur me 26 kg kanabis.

Në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke.

Kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar, ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular