Nga Dritan Korumi
Një libër i ri nga A.Prençi-
Një libër i ri nga A.Prençi-
“Brenga e Prokurorit”
Dua ta nis këtë prezantim me një citim nga Hobs:
“ Kur dështon Drejtësia- dështon edhe Feja”
Në rastin e prezantimit të këtij romani, Poeti Rudolf Marku– në analizën e tij, mes vlerēsimesh, shprehu “frikën” se mos ky libër do mbetet në hije nga suksesi i romanit “Anja”. Pêr ata që i kanë lexuar të dy librat, shihet se autori ka një nivel tjetër maturie. Më konçiz, qartësisht i shprehur, ai kthehet në zëdhënës të atyre që japin drejtësi. Mendoj se, në ditën e prezantimit, shumica në sallë ishin nga sistemi i drejtësisë dhe policisë. Dhe jam i bindur, që sejcili prej tyre, ka shprehur admirim për autorit por besoj edhe kanë ndje zili,brenda vetes, që autori ka mundur të shkruajë këtë roman.
Morali dhe e Drejta, është një koncept qê vjen në diskutim, prej nga Moisiu me 10 urdhëresat e tij.
Ka shumë faqe me detjaje në këtë roman, sa tê duket sikur po lexon nje dosje akuze, kaq i vërtetê është ky libër. Nuk mungojnë dhe mendime apo përsiatje filozofike mbi të drejtën dhe ato që japin të drejtën, duke marë edhe referenca biblike apo filozofike. Si prsh- “ Pse nuk ka një Prokuror i cili të jetë nderuar me çmimin Nobel” duke na kujtuar përmasës fundore në të cilën shoqëria jonë i ka vendosur dhënësit e drejtësisē. Duke e sjellë analizën në aktualiretin e shoqërisë, autori i kërkon ndihmë Dantes, për ta rishkruar Ferrin, pasi nuk gjenden rrathë në ferrin e tij, për krimet e sotme.
Nuk mund të rri pa e theksuar nivelin e gjuhës që përdor autori. Jo vetëm e pastër nga dialektizmat, por edhe e stilizuar bukur, “ pa tepri”siç thotë Mjeda
Kjo mund të përbëjë argument pjekurie për autorin.
Në mbyllje- nuk mund ta di, a do ta rishkruaj Komedinë Hyjnore, Dantja i ri,siç thotë autori, por e them me siguri se A.Prençi, e ka sjellë kontributin e tij, që drejtësia të ngrihet mbi mëkatin, që ne ta nderojmë siç e meriton,
Drejtësia-“ Si dije Hyjnore”- ashtu si thotë Ghazali.!
Duke i dëshiruar suksese autorit Ahmet Prençi-
Uroj mbarësi për të gjithë ju miq.!