11 alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit Mount Marapi të Indonezisë pas shpërthimit të malit gjatë fundjavës, thanë ekipet e shpëtimit në zonë sipas BBC.
12 të tjerë janë të zhdukur dhe kërkimi u pezullua të hënën pas një tjetër shpërthimi të vullkanit. Raportohet se 75 alpinistë ishin në zonë në momentin e shpërthimit fillestar, por shumica u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Shpërthimi krijoi një re hiri 3 km në ajër, duke errësuar qiellin dhe duke mbuluar me hi fshatrat përreth.
Marapi është ndër vullkanet më aktivë nga 127 vullkanet e Indonezisë. Shpërthimi më vdekjeprurës i Marapit ndodhi në vitin 1979, kur vdiqën 60 njerëz.
Tre persona u shpëtuan pranë kraterit të hënën përpara se kërkimi të pezullohej. “Ata ishin kishin disa djegie dhe ishin tejet të lodhur”, tha Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Padang.