BallinaKronikeEMRI/ Favorizonte shpërndarësit e lëndëve narkotike, AMP pezullon nga detyra nënkomisarin, i...

EMRI/ Favorizonte shpërndarësit e lëndëve narkotike, AMP pezullon nga detyra nënkomisarin, i ndalohet dhe dalja jashtë vendit

spot_img
spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Fierit, duke pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i AMP:

Fier – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit, vetëpastrimin e Policisë, e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular