Marshi i gabimit nuk do jetë zero, por synohet zvogëlimi i tyre. Gjatë sezoneve të fundit, prekja e topit me dorë dhe offside kanë qenë dy nga problemet më të mëdha të arbitrave gjatë komunikimeve me dhomën VAR. Përpara turneut të verës së ardhshme në Gjermani, është raportuar se topi Adidas do të përfshihet në teknologjinë e re!
“Mikroçipi do të funksionojë së bashku me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve që mundëson krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve. Këto pajisje lejojnë gjyqtarët ndihmës video (VAR) të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku topi ka goditur trupin. Mikroçipi brenda topit të ndeshjes Adidas gjithashtu lejon teknologjinë të përcaktojë kohën e saktë të goditjes së topit, e cila, së bashku me kamerat e gjurmimit të gjymtyrëve, siguron vendime jashtëzakonisht të sakta dhe identifikimin e pozicionit jashtë loje” – Shkruan The Times.