Dashi
Perspektivat për jetën sentimentale te çifteve do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do iu jepni shume rëndësi ndjenjave dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do vazhdojnë te mbeten serish vetëm edhe pse nuk do e ndiejnë shume vetminë. Për menaxhimin e financave kërkoni ndihmën e eksperteve te fushës dhe mos i besoni askujt tjetër
Demi
Nuk pritet as problemi me i vogël për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do afroheni me tepër me partnerin dhe do e keni me te lehte te flisni për gjithçka me te. Beqaret nuk do jene te qarte për ata qe duan ne te vërtetë prandaj nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni kujdesin dhe maturinë. Nuk është koha për investime të mëdha.
Binjakët
Priten ndryshime drastike ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te bëheni gati. Ata qe janë me humor te mire do i kalojnë me lehte vështirësitë qe mund t’iu dalin. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria sepse do merren me diçka shume te rëndësishme. Financat do jene mjaft delikate. Tregohuni te kujdesshëm nëse nuk doni te keni humbje te mëdha.
Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do e toleroni me tepër njeri tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin qe do iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar duhet te shmangni shpenzimet e tejskajshme sepse nuk do arrini dot ta menaxhoni situatën.
Luani
Barazia do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme ne jetën sentimentale te çifteve. Nuk do kërkoni me shume sesa jepni dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje shume te bukur dhe emocionuese. Ne planin financiar duhet gjithë kohës te tregoheni te kujdesshëm. Sikur pak ta teproni me shpenzimet do keni probleme te mëdha.
Virgjëresha
Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do i sqaroni me qetësi keqkuptimet dhe do kërkoni falje për ndonjë gabim qe mund te keni bere. Beqaret do jene ndërmjet dy zjarresh dhe nuk do dine nga te kalojnë. Kujdes! Ne planin financiar me ne fund do keni fat dhe do realizoni te gjitha transaksionet e nevojshme.
Peshorja
Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo mund t’iu përballë me zhgënjime te shumta. Dita nuk do jete aq e mire. Beqaret do kenë ndryshime drastike ne jetën e tyre fale disa takimeve impresionuese. Financat do jene shume te paqëndrueshme kështu qe mundohuni te mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.
Akrepi
Gjithë dita do jete e mbushur me emocione te mëdha dhe me kënaqësi sot. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te shpirtit te tyre binjak dhe nuk do e humbin shperren deri ne sekondën e fundit. Sektori i financave nuk do ketë as problemin me te vogël.
Shigjetari
Do tregoheni shume te arsyeshëm ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do bëni premtime boshe. Marrëdhënia me partnerin do vazhdoje te jete e mire edhe gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime te shumta dhe do e kenë ata te drejtën për te zgjedhur personin e duhur. Sektori i financave nuk do ketë ndryshime te mëdha. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.
Bricjapi
Dashuria ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do e kaloni rutinën qe iu kishte pushtuar dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do njihen me persona mjaft interesante. Shfrytëzojeni ditën! Ne plani financiar do jeni shume te qarte pe rate qe duhet te bëni dhe situata do jete e qëndrueshme.
Ujori
Do iu duhet te merrni disa vendime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë duhet te mendoheni mire. Askush nuk iu nxiton kështu qe harxhoni kohen e duhur. Beqaret qe dëshirojnë aventura afatshkurtra do jene te privilegjuar, te tjerët duhet te presin ende. Financat nuk do kenë as problemin me te vogël, kështu qe rini te qete ne këtë sektor.
Peshqit
Sektori i dashurisë do influencohet pozitivisht nga planetët. Do kaloni momente te paharrueshme ne krahët e atij qe dashuroni dhe asgjë nuk do shkoje keq. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal sepse edhe ashtu si janë nuk po ja kalojnë aq keq. Ekuilibri financiar do jete i turbullt ne mëngjes, por me pas do përmirësohet ndjeshëm.