BallinaPolitikeTym e zjarr, ja çfarë ndodhi dje gjatë seancës plenare që zgjati...

Tym e zjarr, ja çfarë ndodhi dje gjatë seancës plenare që zgjati vetëm 17 minuta në Kuvend!

spot_img
spot_img

Opozita as dje nuk lejoi zhvillimin e punimeve normale të Kuvend, duke krijuar kaos gjatë seancës e cila zgjati afro 17 minuta. Ashtu siç paralajmëruan më herët deputetët e opozitës, mosbindja e tyre civile vijoi me të njëjtin skenar.

Seanca nisi me tensione mes palëve politike. Edhe pse në fokus të diskutimeve ishin parashikuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, opozita bëri sërish grumbull karriget dhe filloi të godasë tryezat në shenjë “proteste”. Teksa Garda ka nisur kontrollet e deputetëve në hyrje të Parlamentit, ka pasur përplasje mes tyre. Ndonëse ishte një seancë plenare e parashikuar për “hallet e popullit”, Garda i priti herët deputetët e opozitës, duke mos lejuar hyrjen e tyre normalisht në Kuvend.

Kontrolli fizik jo vetëm i deputetëve burra, por edhe grave, shkaktoi kaos pa u futur mirë në sallën e seancave plenare. Tensionet u rritën më tej teksa gardistët tentuan të kontrollojnë fizikisht edhe ishKryeministrin Berisha.

“Mos e prek me dorë, mos e prek me dorë!”, deklaroi Bardhi. Me të njëjtin përforcim të shtuar të punonjësve të Gardës deputetët demokratë u përballën edhe pasi hynë në sallë.

“20 gardistë me hyrë në sallë të parlamentit, 20 gardistë! Ça jeni ju mo? Kush jeni ju mo, që ndaloni deputetin me hyrë në sallë të parlamentit? Ça ju duket vetja ju? Ça ke që shikon ashtu ti?”, u shpreh Bardhi. Kjo shtoi edhe më tej tensionin mes palëve. Në pamundësi të komunikimit ‘live’, Sali Berisha sërish akuzat i vijoi nga rrjetet sociale, ku në shënjestër vuri Ministrin Balla.

“Për një Taulant, taksapaguesit paguajnë sot 1 batalion për mbrojtjen e tij. Një person i cili ka shokë, përjashto serial-killer, të gjithë vrasësit dhe trafikantët e tjerë në burgjet e Shqipërisë. Mbante 3 telefona të (en)kriptuar për të komunikuar sipas bandave”, u shpreh lideri demokrat Sali Berisha

Kaosit, tensionit dhe karrigeve të mbledhura në mes të foltores iu shtuan edhe tymueset, ç’ka e detyroi Gardën të asgjësoi çdo njërën prej tyre. Ndezja e tymueseve edhe këtë radhë i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare Flamur Nokës, por ky i fundit pavarësisht disa paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla e përshkallëzoi më tej aksionin e tij në Kuvend.

“Thirrini arsyes zoti Noka!”, tha Nikolla. Pas një bisede me Berishën, Flamur Noka tentoi t’i vërë flakën karrigeve të vendosura në krye të foltores. Tentativa për përplasje fizike mes deputeteve dhe kaosi në sallë shkaktoi jo pak tension në radhët e maxhorancës, ku në sallë u panë të ngrihen në këmbë dy ministrat Balla dhe Manja. Frika nga flakëvënia e detyroi kryetaren e Kuvendit të ndërpresë me urgjencë seancën plenare.

“Këtu seanca mbyllet!”, tha Nikolla. Por Sali Berisha jashtë Kuvendit sërish foli për fitore të demokratëve në betejën e tyre pa kthim për rivendosjen e kushtetutshmërisë në parlament.

“E garantoj Edi Ramën se nuk ka Lindë në botë që mund ta mbrojë atë dhe se për puçin e tij, për grushtin e shtetit brenda shtetit. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës”, deklaroi Berisha. I vendosur në mosbindjen civile në Kuvend Gazment Bardhi ftoi mazhorancën të reflektojë.

“Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi dhe jemi të vendosur për të vazhduar. Për mazhorancën ka qenë apeli im që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën. Kërkesat tona janë të arsyeshme, duhet ti kthehen rrugës së arsyes që Parlamenti t’i kthehet funksionit të tij”, deklaroi Berisha.

Njëzëri Berisha e Bardhi paralajmëruan se në rast të plotësimi të kërkesave të tyre kushtetuese mazhoranca do përballet me të njëjtin qëndrim edhe në seancën plenare të së enjtes ku pritet të kalojë projektbuxheti për vitin 2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular