BallinaKronike“Po ecte në këmbë në një autostradë”- Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçare,...

“Po ecte në këmbë në një autostradë”- Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçare, detaje nga arrestimi i biznesmenit! Si u arratis përmes Serbisë në Turqi

spot_img
spot_img

I dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit, është arrestuar në Turqi.

Ljupço Palevski-Pallço u vendos në pranga teksa po ecte në një autostradë në Balikesir. Në pranga ka rënë edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, dyshohet se ka nxjerrë Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar të arratiset nga vendi.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u shpreh se synimi i biznesmenit të ndërtimit, i cili ka dalë nga vendi përmes Serbisë, ishte të ikte me taksi nga Balikesir për në Stamboll.

“Organizatori planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutori i këtyre veprave është arrestuar në Turqi.

Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me veturën Shkoda Super B është dërguar në Serbi, atje është vendosur në një hotel, nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një veturë furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir.

Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski

Sa i përket babait të 14-vjeçares, i cili dyshohet se bashkëpunoi me autorët duke i dhënë informacion se kur e bija do të dilte nga banesa për në shkollë, ministri i Brendshëm u shpreh se ende nuk është ngritur padi.

“Bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk mund të quhen njerëz. Padi penale është ngritur për personat që kanë kryer vrasjen. Babai i viktimës është në paraburgim 48 orësh, kur të ngritët padi edhe ndaj tij ne do ju njoftojmë. Kjo është shumë e dhimbshme, megjithatë është e rëndësishme që institucionet funksionuan dhe ishin efikase, por shprehim keqardhje për fundin tragjik”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular