BallinaAktualitet“Berisha u inatos “/ Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e krijimit të PD:...

“Berisha u inatos “/ Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e krijimit të PD: Çfarë i thashë në vitin 1992

spot_img
spot_img

Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të votave për ta çuar Shqipërinë në rrugën e zhvillimit e demokracisë. Të paktën, kjo ishte ajo që besonte elektorti. Elita e re nuk e kishte përvojën e drejtimit të shtetit në kushtet e pluralizmit politik.

Në vitin 1992 kur fituam isha në oborrin e PD aty te rruga e Kavajës dhe një gazetar i huaj më pyet: si do ta qeverisni shqipërinë se skeni përvojë… i thashë kemi presidentë kryeministra, ministra për eksport, ne na duhen punëtorë. Berisha ma mori shumë për keq këtë shprehje dhe i thashë: Shiko, ke plot oborrion me ministra, ku do i gjesh punëtorët për ta ndërtuar shqipërinë”- u shpreh Besnik Mustafaj, themelues i PD.

PD mori përgjegjësinë të qeveriste Shqipërinë me një grup intelektualësh karizmatikë, me ego të theksuar për pushtet. Ndryshe prej partive të tjera simotra në vendet e lindjes ish-komuniste, PD i anashkaloi ndryshimet rrënjësore gjatë shndërrimit të sistemeve,e as nuk iu nënshtrua një faze tëndryshimit thelbësor të elitave. Partitë që lindën në vendet e bllokut të lindjes komuniste pas përmbysjes së diktaturës, u shkrinë brenda pak vitesh për t’i lënë vendin lëvizjeve të reja politike bazuar mbi votën e lirë.

Ato i konsumuan brenda disa muajve ose pak viteve momentet e vështira të organizimit, të ngjashme me momente si ky që ka sot Partia Demokratike, e ndarënë disa pjesë ku copëzat e saj vazhdojnësherrinpër vulën dhe logon. Kjo është një histori e ndryshme nga vendet e tjera të lindjes ish-komuniste.

Trashëguam shumë nga e kaluara se jemi shqiptarë konservatorë.. jemi kokëfortë sic janë shqiptarët nuk i binden as vetes. Duhet të jesh tolerant dhe i ditur prandaj është meritokracia me kufizimet e saj prandaj është vota”- u shpreh, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër.

Janë disa ngjarje që për shumë prej protagonistëve, ndryshuan rrjedhën e historisë së Partisë Demokratikedhe diktuan ritmin e rrugës së shqiptarëve drejt demokracisë. Besnik Mustafaj beson se nuk mund të kishte ndodhur ndryshe, referuar edhe metastazave të së shkuarës qëe shoqëronte elitën e re, por dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Në atë kohë ishim një shoqëri e çliruar dhe jo një shoqëri e lirë në një shoqëri të çliruar, metastazat e së kaluarës ekzistojnë por në një shoqëri të lirë nuk ekzistojnë sepse atje e kaluara ka të njëjtat vlera morale e politike si dhe e sotmja. Në mesataren e shoqërisë, opinioni publik mënyra se si e kërkon liderin të fortë, vendimarrës e kërkon të dallohet nga të tjerët . Ato janë edhe të elitat. Në këtë kuptim unë nuk besoj se e kaluara është shfaqur tek Berisha më shumë se tek secili anëtar i PD-së apo te secili qyetatar shqiptar”– u shpreh Besnik Mustafaj, themelues i PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular