Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, emrat e të cilëve i janë përcjellë SPAK për kontroll pasurie dhe figure.
KLP publikoi renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që u intervistuan për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK. Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.
Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1.Ols Dado
2.Anita Jella
3.Ndini Tavani
4.Bledar Maksuti
5.Kreshnik Ajazi
6.Pali Deçolli
7.Albert Kuliçi
8.Sonila Muhametaj