BallinaAktualitetQytetari i Nderit të Tropojës Ali Ahmeti premton shtatore në Bajram Curri...

Qytetari i Nderit të Tropojës Ali Ahmeti premton shtatore në Bajram Curri për ish luftëtarin e UÇK Tahir Sinani

spot_img
spot_img

Qytetari i Nderit të Tropojës Ali Ahmeti premton shtatore në qytetin e Bajram Currit për ish luftëtarin e UÇK Tahir Sinanin. Ky premtim publik është bërë nga kreu Kryetari i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, (BDI) dhe kryetari i Parlamentit te Maqedonise se Veriut, i cili ne janar behet kryeminister i Maqedonise, në ceremonine e marrjes se titullit  “Qytetar Nderi” i Tropojës.
Lajmi i shpalljes Qytetar Nderi te ALi Ahmetit u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi në një postim në rrjetet sociale. “Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në Tropojë liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe udhëheqësi i proceseve progresive kombëtare”, theksoi Byberi. Kryebashkiaku Byberi u shpreh se “Ali Ahmeti nuk është vetëm “Qytetar nderi” i bashkisë së Tropojës, por nder e  personalitet i shquar për të gjitha trojet shqiptare”.
Kush eshte Tahir Sinani
Tahir Sinani (25 Maj 1964 – 29 Korrik 2001) ishte një oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut, e cila u zhvillua gjatë Luftës së Kosovës. Lindi më 25 Maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 Korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër qytetit të Gostivarit, në Maqedoni.
Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut, dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së dhe mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë konfliktit të armatosur në territorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001, Tahir Sinani u bashkua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua Komandant dhe udhëheqës i Brigadës 116 e cila e mbante emrin e tij. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani sëbashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”. Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon sëbashku me dëshmorët e tjerë të kombit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular