“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK.
Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje”, shkruan ambasda e SHBA në Tiranë në një postim në X.