BallinaPolitikeMazhoranca ashpërson masat ndaj “rebelëve”! Çfarë përmban drafti i ri që PS...

Mazhoranca ashpërson masat ndaj “rebelëve”! Çfarë përmban drafti i ri që PS e futi në procedurë të përshpejtuar, nga heqja e pagës tek përjashtimi për 60 ditë

spot_img
spot_img

Socialistët kërkojnë ndëshkimin e “rebelëve” opozitarë, me qëllim sipas tyre, disiplinimin në sallën e Kuvendit.

Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të bëhet deri në 60 ditë dhe pa të drejtë rroge. Mazhoranca futi dje në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e rregullores, duke ashpërsuar dënimet për deputetët.

Propozimi i Toni Gogut dhe Blerina Gjylametit për të rritur masën e ndëshkimit ndaj deputetëve mori 74 votat në Parlament që “ndryshimet” e kërkuara të bëhen me procedurë të përshpejtuar. Ky vendim i socialistëve vjen si kundërpërgjigje ndaj atyre deputetëve, të cilët hedhin tymuese, ndezin zjarr, përmbysin karriget apo përplasen verbalisht e fizikisht me kundërshtarin e tij.

Për të gjitha këto, PS-ja kërkon që ndëshkimi të shkojë nga 10 ditë deri në 60 ditë përjashtim nga jeta parlamentare, çfarë do të thotë 2 muaj pushim dhe pa rrogë. Në këtë projektrregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët.

“Masa disiplinore ‘përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare’ deri në 60 ditë jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht, nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”, – thuhet në draftin e PS-së.

Në propozimin e tyre për të cilin kryetari i grupit të socialistëve, Bledi Çuçi, shprehet se u është referuar praktikave më të mira të parlamenteve në vendet evropiane, përcaktohet edhe se kur një deputet thyrës i rregullores duhet të ndëshkohet me 30 dhe 60 ditë.

Me një muaj përjashtohet kur përdor dhunë fizike, dëmton pajisjet që janë të domosdoshme për zhvillimin normal të një komisioni, seance parlamentare apo kur është përsëritës i shkeljeve. Me dy muaj kur deputeti përdor lëndë piroteknike dhe mjete të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin e ligjvënësve të tjerë. Ky ndëshkim është i vlefshëm edhe për rastet kur kryen veprime apo sjellje që cilësohen si shkelje penale.

“Masa disiplinore ‘përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare’ deri në 30 ditë jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) Kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) Kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”, – thuhet në draftin e PS-së.

Socialistët kanë marrë masa që deputeti i përjashtuar t’i ndalohet të kryejë çdo aktivitet tjetër si anëtar i parlamentit. Brenda pak javësh ky është propozimi i dytë i shumicës socialiste pas projektligjit për komisionet hetimore parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, pohoi se mazhoranca është autorja e këtij drafti.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kërkojnë shumicë të thjeshtë votash, të cilat mazhoranca i ka. Jo më larg se tri ditë më parë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës Sali Berisha, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi. Ndërsa dje kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtoi Asllan Dogjanin për hedhjen e flakadanëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular