BallinaKryesoreNdahet nga jeta “Mjeshtër i Madh” Ymer Neli, instrumentisti i talentuar kaloi...

Ndahet nga jeta “Mjeshtër i Madh” Ymer Neli, instrumentisti i talentuar kaloi mbi 65 vjet në skenë

Arti matjan është në zi. Të enjten e 7 dhjetorit 2023 u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare një figurë të jashtëzakonshme e artit matjan e atij kombëtar, një ikonë të muzikës popullore shqiptare – instrumentisti virtuoz Ymer Neli, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetari i Nderi” i Bashkisë Mat, duke lënë pas një trashëgimi të pashtershme folklorike, një jetë të përkushtuar për muzikën.

Me një karrierë të pasur, që shtrihej për rreth 65 vite në skenë, Ymer Neli ishte një pjesëmarrës i përhershëm në aktivitetet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të orkestrinës popullore të Matit. Ai ngriti krenarinë e krahinës së Matit në shumë festivale, që me Festivalin e Elbasanit në vitin 1966, ku u shpall “Laurant i Festivalit”. Në vitin 1979 është shpallur “Artist i Merituar” nga Kuvendi Popullor, në 2006 “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, në 2012 “Qytetar Nderi” i Matit, ndërsa Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”. Ymer Neli, ka një vend nderi në muzikën tradicionale shqiptare, duke e renditur me figura të shquara të folklorit kombëtar, si Ndue Shyti, Laver Bariu, Fatime Sokoli, Demir Zyka, Hekuran Xhambali, Remzi Lela, etj. Për këto merita, në vitin 2022, Bashkia Mat përmes këshillit bashkiak vendosi që Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat të mbajë emrin “Qendra Kulturore Imer Neli”. Ky “Laurant i festivaleve” dhe “reformatori i veglave popullore” ka lënë pas një pasuri të çmuar jo vetëm në muzikë, por edhe në edukimin e brezave të rinj. Në mbi 60 vite të karrierës së tij, “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli ka mësuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat.

Ymer Neli nuk ishte thjesht një artist; ai është një personifikim i pasionit, talentit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare. Kujtojmë se tingujt e fyellit dhe bilbilit të tij kanë frymëzuar gjenerata dhe kanë rrëfyer historinë e zonës së Matit.

Lamtumirë, Mjeshtër i Madh i skenës! Trashëgimia juaj do të jetë një frymëzim për gjeneratat e ardhshme, dhe emri juaj do të mbetet pjesë e pashuar e historisë së muzikës shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular