BallinaLifestyleArbër Hajdari së shpejti baba për herë të parë, zbulon gjininë e...

Arbër Hajdari së shpejti baba për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës: Zoti pranoi lutjet që bëra

spot_img
spot_img

Arbër Hajdari së shpejti do të bëhet baba. Ai ka zbuluar gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Ish opinionisti i Big Brother VIP  dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.

I emocionuar Arbri u shpreh ne emisionin “Më Lër të Flas” se prej disa muajsh ka nisur të mendojë ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve, tashmë si një baba.

“Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit”, tha Arbri

Pjesë nga intervista:

Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.

Arbër Hajdari: E keni informacion juve?

Romeo Veshaj: Po e kemi…

Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.

Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.

Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.

Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?

Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.

Romeo Veshaj: Do të bëhesh babi i një vajze apo djali?

Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular