Janë rikthyer pas pak ditësh reshjet e dëborës në juglindje të vendit, në lartësinë mbi 1100 met
Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, të cilat vijojnë ende, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar rreth 5 cm
Edhe në zonën e Voskopojës kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim