Basha: Lista të hapura, vota e diasporës, vetingu i politikanëve, prioritet. Do ta kthejmë politikën në shërbim të njerëzve
Ne jemi këtu sepse besojmë tek një model ndryshe. Besojmë tek demokracia dhe politika normale në sherbim te njerezve.
Prandaj kemi propozuar listat e hapura per zgjedhjet e ardhshme, që ju japin mundësi qytetarëve të zgjedhin vete kush do ti perfaqesoje.
Prandaj duam ti japim mundësinë diasporës shqiptare të votojësi një garanci e madhe për demokracinë shqiptare.
Prandaj kemi propozuar ne kuvend vetingun për politikanet, ne menyre qe te kalojme ne site te gjithe ata qe do tju perfaqesojne juve!
Prandaj duam te zgjedhim presidentin nga populli, qe institucionet tona publike te mos behen vartëse te njeri-tjetrit ne kurrizin tuaj,
Prandaj kemi hapur partine tone ne garen e brendshme per te afruar sa me shume të rinj, gra dhe intelektualëve,
Prandaj kemi vendosur tjua prezantojme 140 kandidatet tane per deputete nje 1 vit para zgjedhjeve!
Sot besoj me shume se asnjehere që kjo politikë,
politika që ndërton dhe nuk shkatërron,
politika e ideve dhe jo politika e dhunës,
është politika që i duhet Shqipërisë dhe shqiptareve.
Dhe këtë do të bëjmë NE.
Ky është misioni i Partisë Demokatike të Shqipërisë
për një Shqipëri të zhvilluar
per një Shqipëri europiane.
Ndaj me mirënjohjen me thelle per sakrificat, kurajon dhe qëndrueshmërinë e themeluesve të Partisë Demokratike.
Me mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe na kane besuar dhe na kane votuar nder vite.
Me mirenjohjen me te thelle per te gjithë drejtuesit dhe drejtueset e degeve dhe strukturave tona, për të gjithë anëtarët e anëtaret e Partisë Demokratike dhe për të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm demokratë,
Ju uroj te gjithëve: Gezuar 33 vjetorin!
Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria!