BallinaAktualitetDibranët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë ndalimin e ndërtimit të HEC Skavica....

Dibranët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë ndalimin e ndërtimit të HEC Skavica. Pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese

spot_img
spot_img
Dhjetëra protestues para Kryeministrisë kërkojnë ndalimin e ndërtimit të HEC Skavica
***
Organizatat mjedisore shpresojnë që më 12 dhjetor të marrin një mbështetje nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të marrë në shqyrtim nëse ligji 38/2021, që i jep ndërtimin e HEC Skavica kompanisë Bechtel, është miratuar duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë.
***
Dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Kryeministrisë, të dielën, datë 10 dhjetor 2023, në një protestë duke kundërshtuar vendimet e qeverisë shqiptare në planet e saj për të ndërtuar Hidrocentralin e Skavicës.
Me thirrjet “Po Dibrës, Jo Skavicës”, “Mbroje lumin Drin” etj., protestuesit me pankarta në duar udhëtuan nga monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës, deri te sheshi para kryeministrisë, duke bërë thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.
Kjo protestë vjen dy ditë para se Gjykata Kushtetuese të vendosë në lidhje me ligjin special nr. 38/2021, me anë të të cilit i është dhënë e drejta shoqërisë “Bechtel International” të projektojë dhe të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës.
Padia në Gjykatën Kushtetuese është bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata për Mbrojtjen e Drinit të Zi, mbështetur me ekspertizë ligjore nga EuroNatur dhe CEE Bankwatch Network.
Një padi të ngjashme ka ngritur edhe shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, e cila kishte organizuar këtë protestë.
Gjykata Kushtetuese, në një njoftim në shtator të këtij viti, ka njoftuar palët ankimuese se të dyja ankesat do t’i shqyrtojë në një seancë të vetme me datë 12 dhjetor 2023.
Shoqatat kërkojnë anullimin e ligjit 38/21, pasi shkel parimet e barazisë ligjore dhe lirisë ekonomike me miratimin e kësaj kontrate publike.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të organizatave mjedisore do të ishte një vendim që do të kthente ne pikën zero planet e qeverisë për Skavicën dhe do tu jepte më shumë kohë organizatave mjedisore dhe banorëve për t’u riorganizuar më mirë, për të ndikuar pranë organeve vendimmarrëse të ndalojnë planet për ndërtimin e hidrocentralit, ujërat e të cilit do të mbulojnë mbi 33 fshatra të Dibrës, duke sjellë zhvendosje të madhe të popullsisë, krijimin e probleme sociale dhe mjedisore të pariparueshme.
Marre nga Rruga e Arberit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular