Pas seancës plot tensione ditën e enjte në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të Rithemelimit.
Mësohet se PS ka kërkuar përjashtimin nga seanca të Ervin Salianjit, Asllan Dogjanit, Isuf Çela, Bledion Nallbatin dhe Lefter Gështenja. Po ashtu, socialistët kërkojnë përjashtimin e Luan Baçit dhe Xhelal Mziut.
Gjatë seancës së kaluar Rithemelimi vijoi me aksionin e saj, duke bllokuar seancën, ndërsa u hodhën tymuese dhe shashka në sallën e Kuvendit.