BallinaAktualitetEMRI/Ish-drejtori i Prokurimeve në ministrinë e Ilir Beqaj, paraqitet në SPAK

EMRI/Ish-drejtori i Prokurimeve në ministrinë e Ilir Beqaj, paraqitet në SPAK

spot_img
spot_img

Ish-drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e Ilir Beqjas, Raimond Cimbi u paraqit ditën e sotme në SPAK. Paraqitja e tij pranë këtij institucioni, nuk mori vëmendje të madhe në media, pasi teksa po dilte nga SPAK, po zhvillohej një protestë kundër personave të arrestuar për çështjen e inceneratorëve.

Mirëpo, ai u pikas teksa gazetarja Klodiana Lala ishte në raportim live. Prania e tij në SPAK ngre shumë pikëpyetje pasi nuk është qartësuar arsyeja e paraqitjes në SPAK.

Aktualisht Cimbi është administrator i një studio muzikore, e nuk dihet nëse po i bëhet hetim pasuror, apo nëse janë hapur hetime për ndonjë tender që mund të ketë përfituar.

Por, hipoteza më e fortë është ajo e hetimeve për koncesionin e laboratorëve. Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Cimbi është një ndër personat e kallëzuar nga KLSH, për kohën kur ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular