Mauro Cani shpallet kampion duke marrë brezin “Elitë” të kampionatit absolut të Hollandës, në përballjen me ish kamionin dhe kampionin aktual të Hollandës
Historia e Mauros është vetë një sfidë. Djali nga Vora ka një karrierë sportive mbreslënëse. Një ish akrobati i Cirkut Kombëtar nga mosha 9 deri 17 vjeç. Në moshën 17 vjeçare nisi boksin ku është shpallur kampion absolut elite i Shqiperise. Në vitin 2013 emigron në shtetin Anglez, ku ka jetuar për 8 vite dhe ka vazhduar boksin. Në vitin 2017 është shpallur kampion kombetar i Anglisë Në vitin 2022 zhvendoset në Hollande ku edhe jeton dhe ushtron sportin e boksit. Këtë fundjave 9-10 Dhjetor 2023 mposhti ish kampionin e Hollandes si dhe në finale kampionin aktual te Hollandes duke u shpallur dhe marrë brezin Elite te Kampionit absolut te Hollandes. Mauro, një tjetër shembull suksesi shqipëtarësh në botë. Urime kampion!!!